Asnjë shenjë nuk ka për fatin final të shumkërkuarit Ervis Martinaj. Kur kanë kaluar 16 ditë nga denoncimi i familjarëve, zhvillime ka pasur vetëm ndaj shokëve.
Gjykata e Kurbinit la dje në burg policin Jeton Lami që dyshohet se e ndihmoi, transportoi dhe përkrahu për t’u fshehur jo vetëm policisë, por edhe kundërshtarëve.
Kallëzimi i xhaxhait të tij, Faik Martinaj u depozitua në polici më 10 gusht. Prej asaj dite policia ka administruar të dhëna kontradiktore, por nga ana tjetër ka krijuar një ide se ku strehohej dhe fshihej i shumëkërkuari nga SPAK dhe nga hasmi.
