Sot kemi hyrë në ditën e 17-të të pushtimit rus në Ukrainë ku janë regjistruar shpërthime të fuqishme në Kiev si dhe në disa qytete të tjera. Ndërkohë, në një fjalë të mbajtur sot, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u shpreh se afro 1300 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga dita e parë e luftës e deri më sot.
Ndërkaq, duke u bazuar në burimet perëndimore, rreth 6,000 trupa ruse janë vrarë gjithashtu gjatë kësaj periudhe.
