Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

17 orë pas tërmetit në Izmir, ambasadori shqiptar në Turqi për Tirananews: Ja si është situata e shqiptarëve atje

10:33 / October 31, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Izmir të Turqisë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe 17 orë pas tërmetit me shpresën për të gjetur njerëz të gjallë nën rrënoja. Në një prononcim për tirananews.al, z. Robo informon për situatën e shqiptarëve atje, ku fatkeqësisht ka humbur jetën në zonën e Bornovës një zonjë me origjinë nga Prishtina, ndërsa nipi i saj ka dalë i gjallë nga rrënojat.

“Në rajoni e Izmirit ka një prezencë shumë të madhe të njerëzve me origjinë shqiptare. Bornova ka mbi 60% të popullsisë shqiptare. Fatkeqësisht rezulton që një grua nga kjo zonë ka ndërruar jetë, me origjinë nga Prishtina, ndërsa nipi i saj është nxjerrë i gjallë nga rrethinat. Unë kam qenë në kontakt permanent me të gjithë shoqatat e shqiptarëve në atë zonë. Kemi shqiptarë që janë dhe përfaqësues në këshilla komunale të rajonit atje dhe jemi përpjekur që të marrim një informacion dhe t’i mbështesim sa të mundemi duke shprehur solidaritetin tonë me ta”, thotë ambasadori Robo.

Nga ana e shtetit, që nga Presidenti Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë dëërguar mesazhe solidariteti.

Ambasadori informon dhe për situatën aktuale në zonën e prekur nga tërmeti duke thënë se aktualisht rezultojnë 25 të vdekur dhe 804 të plagosur nga lëkundjet fatale.

“Lidhur me situatën pas 17 orësh fatkeqësisht nga operacionet masive të kërkim shpëtimit rezultojnë 25 të vdekur dhe 804 të plagosur. Fatmirësisht po ndodh përsëri që nga rrënojat po nxjerrin njerëz të gjallë. Vlen për tu theksuar një organizim i përkryer i autoriteteve turke. Pothuajse gjysma e qeverisë është mbledhur sot në Izmir, të gjithë ministrat e linjës, janë prezent bashkë me autoritetet lokale atje dhe prefektin dhe kryetarin e bashkisë për të përballuar situatën. Organizmi është i jashtëzakonshëm në kuptimin e përballimit të situatës nga organet e specializuara, AFAD që vitin e kaluar mori pjesën në operacionet e kërkim shpëtimit në Shqipëri në tërmetin e 26 nëntorit, GEA e specializuar për kërkim shpëtim dhe Gjysmëhëna e Kuqe që mbështet nga pikëpamja logjistike”, tha z. Robo.

Njerëzit kanë kaluar natën jashtë, teksa janë instaluar 2 mijë çadra për familjet në nevojë. Ajo që bie në sy është solidariteti i njerëzve me forcat e kërkim shpëtimit të cilët janë në krye të detyrës prej 17 orësh. Ata kanë ndihmuar me ushqime dhe çaj forcat operacionale. Gjithashtu në zona të ndryshme të qytetit janë ndërprerë linjat e furnizimit me gaz për arsye sigurie dhe preventive.

Ambasada shqiptare dhe ajo e Kosovës në Ankara, konsullata në Stamboll vijojnë të mbajnë kontakte të vazhdueshme me zonën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.