Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

17 vjeç tentuan ta shfrytëzonin si prostitutë në Itali, personazhi i njohur në tik tok: U dashurova me shpëtimtarin tim, ai u arrestua për vrasje

18:58 / February 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Matilda Dautaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Matilda Dautaj është një nga personazhet e njohur në Tik Tok për videot e saj plot humor. E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, ajo tregon se pas buzëqeshjes, komenteve të çiltra dhe pa filtra në rrjetet sociale fshihet një histori  e vështirë jete. Në moshën 17-vjeçare Matilda mori iniciativën për të ikur në Itali për një të ardhme më të mirë, por atje u përball me tentativat për ta hedhur në rrugën e prostitucionit dhe pas një morie ngjarjesh të tjera, qëndroi e burgosur për 2 vjet.

Matilda Dautaj: Nuk jam e vetmja dhe nuk më vjen aspak turp ta them, u mora me dëshirë, jo me dhunë që do shkoja në Itali do punonim.

Rudina Magjistari: Pra le të themi nuk ke emigruar me familjen, je nisur vetëm me dëshirën për të shkuar në Itali për të punuar?

Matilda Dautaj: Po, me dikë tjetër.

Rudina Magjistari: Me dikë tjetër që ndoshta në atë kohë ka qenë një mik i juaji, shok i juaji, gjithçka e tillë?

Matilda Dautaj: U lidh një shoqja ime me të dhe me atë u rrëmbeva dhe unë.

Rudina Magjistari: I besove atij personi i cili mori përsipër të të çonte në Itali për të nisur një punë dhe një jetë atje apo jo?

Matilda Dautaj: Po. Atje gjeta komplet një realitet tjetër ku tentuan të më çonin në rrugë. Historia ime është bërë shumë e madhe në Padova sepse gazetarët e çdo gjë, unë u mbrojta nga shteti italian sepse denoncova. Mua më është prerë gërsheti, kam pasur një gërshet shumë të gjatë, që t’i nënshtrohesha asaj pune, por më shpëtoi dikush, një mik i këtij zotërisë e mbajti, e ndaloi dhe unë shpëtova, shpëtova dhe 3 vajza të tjera që ishin 13, 14 dhe 16 kurse unë 17. Të katërta na mori shteti italian na futi në institut, na mbrojtën derisa unë nga ai institut u largova sepse ky djali që më shpëtoi automatikisht unë e dashurova dhe kam ikur, kam jetuar me të, më ka mbajtur si një mbretëreshë të vërtetë. Kur e mendoj që isha një vajzë e pambrojtur, 17 vjeçe por me një forcë shumë të madhe brenda vetes, nuk dija as gjuhën, as rrugët, asnjë gjë dhe ta mendosh që si sot edhe në koëhra të tjera një i pambrojtur ka qenë gjithmonë i shkelur, kurse ai më mbrojti, më shpëtoi dhe e falenderoj. Kemi kaluar një vit e gjysmë shumë të bukur, por pastaj ai për problemet e tij, hallet e tij bëri një vrasje, u arrestua dhe pas pak edhe unë sepse isha e dashura e tij.

Rudina Magjistari: Edhe ti?

Matilda Dautaj: Si ndihmëse e vrasjes, por derisa doli e vërteta, sërish aty ai me pranga të lidhura në duar, u ngrit në këmbë dhe tha “e kam bërë unë”, tha të vërtetën unë thjesht isha e dashura e tij por s’kisha lidhje me punët e tij. Sado që ai bërtiti fort “nuk ka faj Matilda dhe e kam bërë unë, vetëm unë do ta paguaj”, derisa u gjendën provat dhe derisa unë pata mbështetje nga familja ime që të kisha një avokat, bëra plot 2 vjet./tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.