Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

17-vjeçarja rrihet e përdhunohet në grup pas pijes së kontaminuar nga taksisti

19:56 / November 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perdhunim 659x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vajzë e shkollës së mesme është përdhunuar nga 17 burra pasi u drogua nga një taksist teksa kthehej në shtëpi, pasi kishte blerë fustanin e mbrëmjes së maturës.

17-vjecarja ka treguar më pas se ishte mbajtur peng dhe abuzuar me radhë nga burrat për katër ditë, fillimisht në bregun e një lumi dhe më pas në një shtëpi aty pranë.

Vajza nga Kazakistani ka dalë tashmë publikisht me pretendimet e saj pasi thotë se edhe pas pesë muajsh policia nuk ka arrestuar përdhunuesit e saj.

Vajza ishte marrë peng nga taksisti  kur ajo hipi në makinën e tij në tregun e qytezës së Saryagash në jug të Kazakistanit, në muajin maj.

Kur makina kishte devijuar nga rruga e duhur vajza ishte trembur dhe nisi të qante. Shoferi i kishte ofruar një shishe uji për “t’u qetësuar” por pasi piu dy herë nga shishja adoleshentja humbi ndjenjat.

Tashmë vajza e guximshme ka treguar historinë e saj në rrejtin vendas  TV KTK: “U zgjova në breg të një lumi. Isha e shtrirë përtokë, komplet e zhbeshur dhe e rrethuar nga disa burra”.

“Ata më përdhunuan në breg pastaj më çuan në një shtëpi”

“Aty më përdhunuan përsëri dhe nisën të merrnin të tjerë në telefon duke u thënë ‘Ejani këtu se kemi një vajzë’”.

“Një nga një, burat vinin në dhomën ku më kishin mbyllur dhe më përdhunonin”.

“Ata më rrihnin dhe më kërcënonin se do të më mbysnin në lumë, kur unë tentoja të rezistoja”.

Pas katër ditësh ata i kishin kthyer vajzës rrobat e saj dhe e nxorën jashtë derës, tregon më pas nëna e viktimës së sulmit.

Adoleshejtja ka arritur të identifikojë deri tani 17 burra vendas si të dyshuar.

Të dyshuarit janë vendosur nën kufizime por nuk janë arrestuar.

“Çështja kriminale është hapur pesë muaj më parë por asnjë nuk është arrestuar”, thotë e ëma.

Ajo shtoi se ka vendosur të flasë publikisht pasi ka humbur besimin se autorët do të dalin para drejtësisë.

Saltanat Karakozova, zëdhënësi i policisë së rajonit Turkestan tha: “Jemi duke kryer një seri ekzaminimesh dhe hetimet vazhdojnë.”

Hetuesit ankohen për nënën e viktimës që ka djegur rrobat e vajzës që mund të përdoreshin për mbledhje të provave.

Nëna e viktimës thotë se policia i ka sugjeruar se duhet të pranojë kompensimin nën dorë nga të akuzuarit, por ajo kërkon që përdhunuesit të shkojnë në burg.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri i Lituanisë: Kemi plan evakuimi në rast sulmi nga Rusia

08:50 / September 22, 2026

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026

Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë

21:29 / September 21, 2026

Çitaku: E tërheqim që nesër kërkesën në Kushtetuese, nëse VV-ja e voton ligjin

20:49 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.