Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

17,770 udhëtarë në 24 orë/ Manastriliu nga Durrësi: Të rritet vigjilenca!

15:36 / March 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar masat e marra për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit COVID-19 në Portin e Durrësit. Manastirliu ka deklaruar se duhet të rritet vigjilenca akoma më shumë në pikat kufitare.

“Është shumë e rëndësishme jo vetëm të kryhet monitorimi i temperaturës por edhe plotësimi i skedës së udhëtarëve që vijnë nga vendet me shpërthime komunitare, që na jep mundësinë për të ndjekur rastin nga epidemiologët nëse do të jetë e nevojshme. Nëse ka shenja dyshuese, telefonohet nr 127 që bën të gjithë kooordinimin e rasteve”, tha Manastirliu gjatë inspektimit në portin e Durrësit.

Manastirliu vuri theksin tek rëndësia e informacionit në kohë reale dhe vigjilencës së shtuar.

“Duhet të vijojmë të marrim masa në këtë situatë, madje me një vigjilencë të shtuar, që është shumë e rëndësishme në këto momente për verifikimin e të gjithë pasagjerëve edhe skedimin e tyre në këtë sistem që ne kemi krijuar”, tha Manastirliu.

Në pikat kufitare ajrore dhe detare, janë dyfishuar ekipet e shëndetësisë për të pasur kontroll të imtësishëm. Në vijim të masave të marra Urgjenca Kombëtare ka vendosur në dispozicion autoambulanca të dedikuara në pikat kufitare. Gjithashtu janë marrë masat për rritjen e stokut të mjeteve të mbrojtjes specifike personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore.

Sipas raportimeve të stafit mjekësore në Portin e Durrësit nuk ka pasur raste të temperaturave të lartë dhe mesatarisht rreth 400 udhëtarë në ditë informohen dhe këshillohen. Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 17,770 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.