18-vjeçarët që do të votojnë për herë të parë këtë të dielë janë afro 122.500. Beteja elektorale për drejtuesit e rinj të pushtetit vendor po shkon drejt fundit. Por premtimet e kandidatëve, sulmet e tyre politike dhe dhjetëra orë transmetim në media duket se nuk kanë tërhequr vëmendjen e votuesve më të rinj në këto zgjedhje.
Teksa bisedojmë me të rinj në gjimnazet e kryeqytetit të flasin për një realitet tjetër. Jo vetëm që nuk i njohin kandidatët për bashkinë e Tiranës por as nuk janë në dijeni të zhvillimit të zgjedhjeve të dielën e 14 majit. Edhe kur i pyet nëse do të shkojnë në votime, jo të gjithë kanë një përgjigje të saktë. Por një lloj sigurie e gjen tek 18-vjecarët që duan të angazhohen në politikë.
Të tjerë gjimnazistë të “Petro Ninit” dhe Çajupit nuk fshehin indiferencën ndaj zgjedhjeve për shkak te besimit të ulët ndaj politikës.
