Shkon në 494 numri i të prekurve në Shqipëri, teksa vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 19 persona. Rastet e reja janë në Tiranë, një në Krujë, një në Elbasan, dhe pesë në Kukës.
Sipas MSH, Kukësi që u shfaq një ditë më parë si vatër e re, ka pesë të tjerë të infektuar.
Ndërkohë mësohet se një 90-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, i cili krahas COVID-19 kishte dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në vetëm 24 orë janë bërë 252 testime, 44 prej të cilave personel shëndetësor. ndërkohë që në total janë bërë 4558 testime.
