Ensi Maze kërkon lirimin nga burgu, edhe pse ka kryer një vrasje. Ai kishte dërguar në Gjykatën e Apelit kërkesën për liri, por që është rrëzuar. Maze është i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkësi. Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit lidhur me masën e sigurimit duke e ndryshuar nga “arrest në burg” në atë të “Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
Maze student në Holandë për menaxhim biznes, ka kërkuar lirinë për të vazhduar studimet, por ai është lënë në qeli, ashtu si i dyshuari tjetër. Ensi Maze dhe Axel Hoxha dyshohen për veprën penale vrasje e kryer në bashkëpunim.
Vrasja e rëndë ndodhi në muajin prill kur Arbër Murataj, shoku i Mazes dhe Hoxhës ishte konfliktuar me Toshkësin, për ish-shoqen e klasës së tyre e cila kishte nisur një lidhje me viktimën, e cila nuk ishte pranuar nga të dyshuarit. Konfliktet kanë vazhduar për një periudhë kohe, deri në momentin kur Toshkësi u vra me thikë.