Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

191 inspektime të kryera kundër falsifikimeve gjatë këtij viti

10:20 / April 22, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1655
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka intensifikuar masat për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke e konsideruar këtë proces jo vetëm një detyrim ligjor, por edhe një element thelbësor për garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Sipas të dhënave zyrtare për periudhën janar- 17 prill 2026, ISHMT ka realizuar 191 inspektime në terren, të fokusuara në respektimin e pronësisë industriale dhe të drejtave të autorit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë vendosur 17 masa administrative dhe janë ndërmarrë 23 masa për ndalimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara.

Gjatë monitorimeve, inspektorët kanë bllokuar dhe sekuestruar një sërë produktesh që cenojnë ose dyshohen se cenojnë markat tregtare të njohura.

Mes tyre përfshihen veshje dhe aksesorë, produkte detergjente, si dhe artikuj të ndryshëm të dyshuar për shkelje të të drejtave të markave.

ISHMT thekson se roli i tij mbetet kyç në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, përmes inspektimeve të vazhdueshme, trajtimit të ankesave dhe monitorimit sistematik të tregut.

Sipas ISHMT-së, lufta kundër falsifikimit do të vijojë me intensitet, me synim garantimin e një tregu më të sigurt, më të drejtë dhe më konkurrues, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe operatorëve që respektojnë ligjin.

falsifikimit inspektime Kryera
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.