Situata nga moti i keq, vijon me probleme në qarkun e Shkodër. Bashkia e Shkodrës, në njoftimin e fundit, thotë se 1920 hektarë tokë është e përmbytur. “Bashkia Shkodër tokë e përmbytur 1920 hektarë. Kurse njësia administrative Ana Malit ka të përmbytura një sipërfaqe prej 1100 hektarë. Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete te ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë se larte ushtarake ( 1 mjet me 4 forca ne dispozicion). Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit”.
Njoftimi i plotë
1-Kuota Drin 6.80 m (e rritur 1 m me oren 16.00) 7.50 m kuota max.
2-Kuota Liqen 8.55 ( e rritur me 40 cm me orën 16.00) 8.70 m kuota max.
Bashkia Shkodër tokë e përmbytur 1920 Ha. Kurse njësia administrative Ana Malit ka të përmbytura një sipërfaqe prej 1100 Ha. Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete te ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë se larte ushtarake ( 1 mjet me 4 forca ne dispozicion). Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.
Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, sip toke rreth 300 Ha. Berdice 200Ha, Guri Zi 170 Ha, Velipojë 150 Ha. Rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave. Strukturat e EC Bashkia Shkodër janë ne terren për monitorimin e situatës”.