Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

193 milionë Euro dëm ekonomik më 2018-ën, KLSh ngarkon penalisht dhjetëra zyrtarë

15:56 / April 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klsh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

193 milionë euro është dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimet e 2018-ës, ndërkohë ndikimi negativ nga mos arkëtimi i të ardhurave dhe shpenzimet jo eficiente, llogaritet mbi 1,5 miliardë euro, e ndarë 923 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo eficente dhe pa efektivitet.

33 titullarë institucionesh, 26 nëpunës të nivelit drejtues dhe persona të tjerë janë ngarkuar penalisht nga KLSh për dëmet e shkatura. Përveç shpërdorimit të detyrës apo shkeljes së barazisë në tendera, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar raste edhe me falsifikim dokumentesh, tregues ky i kryerjes me dashje të dëmit ekonomik.

Sipas KLSh-së, detyrimet e prapambetura vijojnë të jenë problem për financat publike, ndërkohë që deficiti buxhetor është më i lartë se ai që raportohet nga qeveria. Një pjesë të raportit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ia kushtuar problematikës së koncesioneve dhe kontratave të partneritetit publik-privat.

Konstatohet se nuk ka strategji të qartë për përdorimin e këtyre instrumenteve për financimin e nevojave për të mira dhe shërbime. KLSh identifikon mungesë të theksuar të monitorimit të portofolit të PPP-ve ekzistuese. Konstatohet se Ministria e Financave nuk raporton sipas standardeve ndërkombëtare stokun e borxhit publik, që vjen nga këto kontrata.

Referuar të dhënave aktuale në lidhje me 11 kontratat koncensionare, rezulton se shpenzimet faktike nga buxheti i shtetit rezultojnë në shumën 6,4 miliardë lekëve. Ndërkohë që projeksionet flasin se në 2021-shin qytetarëve shqiptarë PPP-të do t’u kushtojnë plot 18 miliardë lekë në vit.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.