Partia Demokratike ka bërë sot një denoncim për abuzimin me tenderë fiktivë të kompanisë Image & Communications Development në pronësi të Igli Gjelishtit.
Në një deklaratë për shtyp, ish-deputeti Endri Hasa tha se AKSHI i ka dhënë kësaj kompanie 2.5 miliard lekë tenderë fiktivë vetëm përgjatë muajit korrik.
Lidhur me këtë denoncim të bërë nga Partia Demokratike ka reaguar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.
Në një postim të tijin në Facebook, gazetari ngre një seri pyetjesh që lidhen me portalin e-Albania, tenderat fiktive të Image & Communications Development si dhe mënyrën sesi është pasuruar kompania në pronësi të Igli Gjelishtit. Sipas gazetarit, pas Gjelishtit fshihet një tjetër emër, i njohur për përvetësimin e fondeve dhe pronave publike përmes skemave korruptive.
Artan Hoxha shkruan në mënyrë figurative se Agushit” po i ngushtohet laku ndërsa shton se “faturat që i shpërblen hyqymeti janë fryrë aq shumë saqë s’ka kontratë mirëbesimi që i fsheh.
