Ministri i Mjedisit Blendi Klosi bashkë me banorë të Zapotit dhe nxënës të shkollës 9 vjecare kanë mbjellë të paktën 2 mijë rrënjë akacie, të cilët ndikojnë jo vetëm në gjelbërimin e zonës, por edhe në mbrojtjen e tokave në këto zona të thella. Ministri nënvizoi ndër të tjera:
“Njerëzit e kësaj zone e kanë shumë të nevojshme që të kenë mundësi që të realizojnë pyllëzimin e plotë të 30 hektarëve të dy shpateve të malit për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme, për të pasur mundësi që nga pyjet të kenë ekonomi, por që nga pyjet të kenë edhe mbrojtje dhe zbutje të kushteve klimatike. Prandaj me mbështetjen e koperacionit GIZ, ne jemi sot këtu për të mbjellë 2 mijë akaciet e para, të cilat janë mbase një vepër simbolike në një zonë kaq të madhe, por që mendoj do të vazhdojmë këtë projekt për të prodhuar të paktën në një zonë të caktuar një ripyllëzim.”
Pemët e reja u mbollën në kuadër të fushatës krijo oksigjenin tënd, pjesë e së cilës u bënë edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Zapotit.