Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të martë qëndroi 2 orë e 13 minuta në ambientet e SPAK-ut, përballë prokurores Enkeleda Millonai. Pas daljes, gazetarët i shtruan pyetje lidhur me thirrjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, por Peleshi nuk dha asnjë shpjegim. Por mësohet se Peleshi ka dhënë shpjegime për të dhënat që kanë dalë nga kompjuteri i Klodian Zotos, për dyshime që kanë të bëjnë me periudhën kur ai ka drejtuar bashkinë e Korçës. (2007-2012). Zoto është në kërkim për një nga aferat më të mëdha në vend, atë të Inceneratorëve.
2 orë në SPAK, Niko Peleshi nuk jep asnjë detaj! Burime: U pyet për lidhjen e tij me Klodian Zoton
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment