Gjatë një aksioni të Policisë këtë të premte, një 51-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik në Vorë të Tiranës.
Shtetasi me iniciale N. M. banues në Kurbin po lëviztë në afërsi të Urës së Gjolës, me lëndët eksplozive në çantën e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Explode” u sekuestruan të gjitha materialet e gjetura.
Mbi të rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.