TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

8 zakone që do ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj me fëmijët

23:58 / February 2, 2023

Real Madrid niset me një fitore në Botërorin e Klubeve

23:44 / February 2, 2023

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023

Fenomeni Luiz kalon kufijtë e Shqipërisë, ja për çfarë bëhet fjalë

23:29 / February 2, 2023

Berisha: Në zgjedhje shkojmë me logon e PD. Futemi pa Partinë e Lirisë

23:21 / February 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

2018, një vit për refleksione!

19:17 / December 30, 20185 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Alfred Peza /

Ka një serial zhvillimesh të rëndësishme e më pak të rëndësishme, që e bëjnë vitin që po lemë pas, një pasqyrë refleksionesh rreth të sotmes dhe të nesërmes. Një vit, që bashkoi në një të vetme, të gjitha tendencat më të këqija të së shkuarës, me dëshirat më të mira të së ardhmes. Një ngërthim sa pesimist aq edhe optimist, në formën e një nyje të re gordiane të shqiptarëve, një pjesë të mirë të së cilës, pritet ta shkokolepsë, shpata e zhvillimeve të 2019.

Ka të paktën gjashtë zhvillime që e kanë përcaktuar më së shumti këtë vit politik, në 365 ditët që po lemë pas.

Së pari, 2018 ishte viti I bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës. Një akt politik “in extremis” I cili nuk u shoqërua as me ndonjë kusht konkret për ndonjë reform të refezuar konkrete nga ana e mazhorancës. As me ndonjë kuazë konkrete, në emër të popullit opozitar, e cila po haste në ndonjë pengesë të pakapërcyeshme nga ana e qeverisë. Dhe as nga ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme, e cila detyronte daljen e kushtezuar nga Kuvendi, deri në qetësimin e situatës. Rikthimi I opozitës në Kuvend në fund të dhjetorit, pak ditë përpara përfundimit të afatit kohor që çonte në diegien e mandateve të tyre, ishte treguesi më I mirë e gjithë kësaj. Çka tregoi se kishim të bënim me një akt opozitar, thjeshtë për opozitë dhe jo për ndonjë alternativë.

Së dyti, ishte viti i parë i plotë në pushtet nga ana e PS, e cila bëhet partia e parë në historinë e Shqipërisë post komuniste, që qeveris e vetme pa asnjë aleat tjetër. Për shkak të eksperiencës së viteve të shkuara, ku partitë më të vogla më shumë sesa rolin e lubrifikantit demokratik, kanë bërë frenuesin e qeverisjes dhe të reformave të saj, Kryeministri Rama në fushatën e 2017 ia doli që ta merte I vetëm timonin e drejtimit të vendit. Koha tregoi se në disa aspekte kishte të drejtë, por në disa të tjera, ajo bëri që ritmi I ndonjë reforme të binte dhe ritmet e vrapimit të pandalshëm, të mos ishin ato të një partie që vrapon e vetme në pistën e akullt të pushtetit. Pasojë e kësaj, ishin ndryshimet e thella në përbërjen e kabinetit qeveirtar, kur bashkë me zv. Kryeministrin u zëvendësuan edhe 6 ministra të tjerë në pjesën më të rëndësishme të kabinetit.

Së treti, 2018 ishte viti I disa protestave të njëpasnjëshme të grupeve të ndryshme të qytetarëve, për çështje që kishin lidhje drejpërdrejtë me interesat e tyre dhe jo me ato të partive politike: Protesta e banorëve të Kukësit për taksën e kalimit të automjeteve në Rrugën e Kombit; protesta e aktorëve dhe punonjësve për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në vend të saj të një godine të re; protesta e banorëve të Unazës së Re të Tiranës për shëmbjen e godinave që do I hapi rrugë realizimit të projektit të ri në këtë segment dhe protesta e studentëve në fund të vitit, ishin treguesit e rritjes së ndjenjës qytetare. Një ndjenje proteste për halle dhe çështje thellësisht në interes të xhepit dhe jetës e punës së tyre dhe jo për hallet e politikës së ditës dhe opozitave të radhës. Kjo është arsyeja, se përse me përjashtim deri diku të protestës së Teatrit Kombëtar dhe Unazës, qytetarët qëndruan larg PD dhe LSI dhe kërkuan që të mos konfondoheshin hallet e tyre, me përdorimin dhe instrumentalizimin politik për nevojat e opozitës.

Së katërti, viti që lamë pas ishte viti I thellimit të reformës në drejtësi. Pas vettingut janë rreth 40-50 gjyqtarë dhe prokurorë që ose u nxorrën nga sistemi I drejtësisë së vjetër, ose u detyruan që të jepnin dorëheqjen vullnetarisht e për tu larguar përfundimisht prej saj. Për disa prej tyre, si ish Kryeprokurori I Republikës Adriatik Llalla, ish nr. 2 I këtij organi Rovena Gashi dhe ish Kryeprokurorit të Elbasanit Dritan Gina, kanë filluar ndjekjet penale për disa prej akuzave më të rënda, përfshi pastrimin e parave, nxjerrjen e shumave të mëdha jashtë kufirit shqiptar, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, etj. Prej pak javësh, janë ngritur Këshilli I Lartë I Prokurorisë dhe Këshilli I Lartë Gjyqësor dhe në ditët e para të 2019, pritet të ngrihen edhe institucionet e tjera të reja të drejtësisë. Vitit I ri, pritet të jetë edhe viti I ngritjes së sistemit të plotë të drejtësisë së re në Shqipëri.

Së pesti, përgjatë 12 muajve që sapo kaluan, kemi perpjekjet për të hedhur një hap të ri në raportet e integrimit të Shqipërisë për në BE. Një rrugë që ka ecur mes shpresave dhe optimizmit të përmbajtur nga ana e 6 vendeve aspirante të Ballkanit Perendimor, përfshi edhe Shqipërinë dhe spekticizmit të disa vendeve anëtare për shkak të problemeve të brendshme të unionit dhe zhvillimeve politike në disa vende të fuqishme ku ekstremizmi dhe populizmi janë në rritje. Në qershor 2019 Shqipëria dhe Maqedonia janë në pritje të marjes së datës për çeljen e negociatave. Më shumë sesa një test për dy vendet tona, pas Berxit-it, problemeve në Gjermani dhe Francë a gjetkë, ky vendim është edhe një prove për raportet e vetë BE me politikën e saj të zgjerimit dhe prespektivën e së ardhmes.

Së fundit, Shqipëria ka patur një vit me ulje ngritjet e veta në raport me zhvillimet rajonale. Me Greqinë, negociatat e nisura ende nuk kanë përfunduar. Një takim I pritshëm Rama- Tsipras u shty dhe Shqipëria me Kosovën, kaloi në një nivel tjetër marëdhëniesh, ku shpejtimi I hapave të brendshëm mes dy shteteve shqiptare, është me sa duket një kundëreagim, si antikorp në lidhje me raportet rajonale me Serbinë dhe faktorët e tjerë ndikues në rajon.

Këto janë disa nga zhvillimet e 2018, të cilat kanë përgatitur ardhjen e një viti të ri 2019, që shfaqet që tani, me sfida të reja dhe shpresa më të pakta se ato të një viti më parë në planin e jashtëm dhe disi më optimiste, në atë të brendshëm.

Alfred Peza parlamenti politika
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

8 zakone që do ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj me fëmijët

23:58 / February 2, 2023

Real Madrid niset me një fitore në Botërorin e Klubeve

23:44 / February 2, 2023

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.