Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

2018, viti i ndërtimeve. Rriten ofertat, por dhe shitjet

14:02 / February 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boom ndertimesh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhvillimet në sektorin e ndërtimit kanë qenë të vrullshme sin ë drejtim të ofertës dhe kërkesës përgjatë vitit 2018. Banka e Shqipërisë ka analizuar se sektori i ndërtimit përvecse është zgjeruar në drejtim të objekteve të banimit, ka përmirësuar dukshëm edhe shitjet.

Në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2018 shitjet në sektirn e ndërtimit u rriten përkatësisht me 12 dhe 9 për qind, pas kontraktimit me përkatësisht 3.0% dhe 4.9%, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë..

Shitjet patën një rritje të fortë në 2018 për të dytin vit rradhazi edhe pse tregu është përfshirë në një valë ndërtimesh të reja sidomos në Tiranë.

Sektori i ndërtimit vlerësohet të ketë vijuar dinamikën rritëse edhe në tremujorin e katërt. Zhvillimet pozitive të pritura në sektor konfirmohen nga vazhdimi i prirjes rritëse të numrit të lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja.

Lidhur me lejet e ndërtimit të akorduara në total për ndërtesa të reja, numri i tyre në tremujorin e tretë rezultoi 343, nga 270 leje të miratuara në tremujorin e dytë. Ky tregues vijoi të rritet, duke pasqyruar kryesisht rritjen e numrit të lejeve të ndërtimit të akorduara për ndërtesa të tjera.

Në lejet e miratuara gjatë tremujorit të tretë, 215 ishin leje për ndërtesa për qëllime banimi, ndërsa 128 leje për ndërtesa të tjera (si hotele, ndërtesa për zyra, ndërtesa tregtare, industriale e të tjera).

Pavarëisht se sektori i ndërtimit ka pësuar rritje si në drejtim të ofertës dhe kërkesës niveli i besimit në ndërtim është ende nën mesataren historike të tij, sugjeron për vijim të ritmeve të moderuara të rritjes së sektorit në vijim.

Ecuria e mirë e vlerës së shtuar në ndërtim dhe e importit të materialeve për ndërtim, sugjeron se investimet e lidhura me ndërtimin kanë dhënë kontributin kryesor në rritjen e investimeve private gjatë tremujorit të tretë.

Rritja e importit të makinerive dhe pajisjeve dhe e materialeve që përdoren në ndërtim gjatë tremujorit të katërt, sugjerojnë për vijim të rritjes së investimeve private këtë tremujor.

Teksa modeli i ekonomik i ka kthyer timonin nga ndërtimi, ekspertët e ekonomisë dhe analistët e bankave lajmërojnë rreziqe sidomos për produktivitetin e ulët që ato kanë në ekonomi. Nuk kanë kaluar as një dekadë që ku stabilishmenti i ekspertëve të ekonomisë inicioi një debat se Shqipëria duhet të ndryshonte modelin ekonomik nga ndërtimi dhe konsumi drejt sektorëve me produktive. Mirëpo diskutimet për modelin nuk morën preokupimin e qeverive shqiptare, cilat nuk i dhanë një prioritet të qartë zhvillimit të ekonomisë shqiptare duke e lënë biznesin të orientohet kuturu./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.