Janar- nëntor 2019 ka regjistruar më pak aksidente por më shumë viktima se vitin e shkuar, gjë e cila tregon natyrën e rëndë të këtyre aksidenteve.
Vetëm në këtë periudhë janë 203 viktima, ndërsa e njëjta periudhë e itit të kaluar kemi 190 të vdekur, pra 13 më pak.
Numri i aksidenteve është në rënie por natyra e tyre më e rëndë. Sipas Top Channel shkaqet kryesore të aksidenteve janë i dehur në timon, tejkalimi i shpejtësisë dhe po ashtu dhe përdorimi i celularit, që i heq vëmendjen drejtuesve të mjeteve.
Shifrat zyrtare të 9 mujorit të këtij viti për periudhën janar-shtator 2019:
Të vdekur: 157, prej të cilëve 44 kanë humbur jetën pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, pjesa tjetër lidhet me shpejtësinë tej normave të lejuara, përdorimin e celularit, apo pakujdesinë e këmbësorëve.