Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

21 Janari dhe provat e reja, Sali Berisha: Rama të heqë imunitetin, të dëshmojë për organizimin e puçit

12:44 / January 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 01 23 at 12.17.58 PM 1080x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha reagon për herë të parë pas publikimit të disa audio-regjistrimeve nga ngjarja tragjike e 21 Janarit, ku qeveria “Rama 3” i bën thirrje SPAK-ut që të marrë në dorë dosjen. Vetë kryedemokrati i cilësoi si manipulime të kreut aktual të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliut.

“Së pari që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut harroje. Por, të them këtu se i takon mediave që t’i thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë, disa tabela shkrimi që paraqiten si audio-përgjim dhe që nuk ekzistojnë. U dëshmua qartësisht se është një manipulim dhe falsifikim njëlloj si shiriti i 21 janarit ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Është gjithçka krijesë e Ardi Veliut. Theksoj dhe një herë se 21 janari përbën një nga ngjarjet më të tragjike. Përpjekjen për një grusht shteti nga ata të cilët unë i kam denoncuar me kohë. SHBA ka insistuar me të madhe në atë periudhë që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës. Edi Rama është organizatori kryesor i dhunës. Nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokuroi edhe pse u thirr për të dëshmuar”,-tha Berisha.

Po ashtu Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është organizator kryesor i dhunës në ngjarjen që ndodhi 12 vite më parë në oborrin e kryeministrisë, ku i bëri thirrje edhe që të heqë imunitetin dhe të dëshmojë “për organizimin e puçit”. “I solli njerëzit si mish për top. Ngjarja është tragjike. Atëherë dhe sot familjarët kanë ngushëllimet e mia. Por manipulimi që bën Edi Rama se donte të vinte në pushtet është makabritet”,-tha Berisha. Nga ana tjetër, PS-ja qeverisëse ka përsëritur se ajo e 21 janarit ishte dhunë shtetërore ndërsa i kanë bërë thirrje SPAK-ut që të bëjë një hetim gjithëpërfshirës për të vënë drejtësinë në vend.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

16:35 / July 31, 2026

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.