Ish-presidenti Bamir Topi komenton vendimin e Gjykatës së Lartë për t’i kaluar SPAK-ut çështjen e “21 janarit”. Për të persona shumë të rëndësishëm të politikës duhet të merren në pyetje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Topi theksoi se SPAK duhet të bëjë një hetim 360 gradë.
”Nga pikëpamja e juridiksionit, kompetencës profesionalizmit, tashmë e ka ajo strukturën që të merret me çështje të ngjarjeve tepër të rënda por dhe me institucionet. Ai komision nuk ishte as nga opozita me njerëz militantë dhe të cilët koha i ka mbuluar me turp në këndvështrimin tim dhe të opinionit publik sepse ngritën një kauzë të rreme dhe në vijim të akuzave vulgare që vinin nga kryeministri i kohës.
21 Janari nuk është një datë, një orë, ka preludin e saj, janë shumë data të tjera më pas. Nëse gjykata mori një vendim, unë besoj që nuk është thjesht kjo çështja, është shumë e gjerë, nëse e konsiderojmë një çështje studimore shkencore, përgjithësisht politika është ruajtur për t’u mos u marrë në pyetje në kauzë. Të gjitha palët, gjyqtarët ikin, harrohen, politika është shumë dinamike, ata kujtohen vetëm kur vjen momenti për ta diskutuar 21 janarin”, tha Topi.