Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

21 janari, Ngjela: Rama po mbron Berishën

13:21 / January 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasjet në 21 Janarin e vitit 2011 janë rikthyer edhe njëherë në debatin politik. Avokati Spartak Ngjela, thotë se serverat e Kryeministrisë për ngjarjen e 21 janarit nuk janë fshirë. Ai shton se Rama ia ka konfirmuar vetë këtë gjë dhe se ishte në dijeni për urdhrat që ka dhënë Berisha atë ditë. Sipas tij, Rama po e mbron Berishën, që të qëndrojë në pushtet.

“Këta kanë qenë naivë. Serveri nuk prishet. I morën ata serverat, ata kujtonin se i kishin fshirë, nuk fshihet serveri. Gjithçka që ke të inçizuar këtu, e ke edhe në Kaliforni. Ata e kishin dhe mua më thanë që janë të gjitha. Madje, thanë që e kemi Saliun duke zbritur shkallët me automatik. Këtë ma tha edhe Rama, e ka konfirmuar Rama.

Por Rama pse nuk e denoncoi? Personalisht mua, pasi i thashë unë, më tha po, e dinte edhe ai, që atëherë. Do e shikojmë. Fakti që doli kjo pjesë, janë ato që iu thashë unë. Të shohim, a do i nxjerrin të tëra. Unë po them çfarë më kanë thënë ekspertët që pyeta rastësisht dhe se çfarë më tha Rama. Rama e ka ditur çfarë ka ndodhur atje, sesi e ka dhënë urdhrin Saliun. Mbron Saliun, sepse pa Saliun ai nuk del dot. Bie, rrëzohet për 3 muaj nëse ikën Berisha”, theksoi ai.

Avokati Spartak Ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.