Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Moldavisë në “Air Albania”. Sfida është e vlefshme për grupin E kualifikues të Evropianit 2024, teksa janë shitur të gjitha biletat për mbrëmjen e sotme. Në një stadium me kapacitet 22 mijë vende, afro 21 mijë do jenë kuqezinj, ndërsa pjesa tjetër është rezervuar për miqtë.
Me asnjë pikë dhe një ndeshje më pak se kundërshtarët në grupin E, Kombëtarja kërkon pikët e plota për të vijuar me ëndrrën për kualifkimin. Pas ndeshjes së sotme, tanët luajnë të martë në 20:45 në transfertë me Ishujt Faroe.
Grupi E kryesohet nga Çekia me katër pikë, ndjekur nga Polonnia me tre dhe Moldavia me dy pikë. Një pikë kanë Ishujt Faroe dhe zero Shqipëria, me tanët që kanë një ndeshje më pak se kundërshtarët.
Renditja, grupi E: