Lekë Vuksani do të përballet me drejtësinë për vrasjen e 51-vjeçarit Petrit Vuksanin, pas sherrit për qiranë e banesës. 34-vjeçari ishte fshehur në shtëpinë e një gruaje në Shkodër, kjo pasi e kishte kërcënuar. Autori Lekë Vuksani e njihte atë pasi zonja në fjalë ishte fqinje me vëllain e tij. Ajo është habitur kur ai i ka shkuar me armë. Nga errësira dhe nga frika ajo nuk ka reaguar. Gruaja në dëshminë e saj në polici, ka thënë se Lekë Vuksani ka shfaqur një sjellje normale. Ajo e ka parë atë duke komunikuar me familjarët dhe duke i treguar vendndodhjen, çka ka bërë lokalizimin e tij.
Postime te ngjashme
Add A Comment
