Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

22 mijë familje në fshat pa certifikata pronësie, Lame: Kanë 2 muaj afat për të aplikuar në bashki

16:44 / September 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan lame2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

22 mijë familje në fshat ende nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën bujqësore.

Për këtë mbetet edhe rreth dy muaj afat që të interesuarit të aplikojnë pranë bashkive.

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame deklaroi se javën e parë të nëntorit përfundon afati për aplikimin nga ana e qytetarëve për pajisjen me certifikatë “Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi” të tokës bujqësore.

“Ligji 20/2020 i vënë kapakun përfundimtar këtij proçesi, duke i bërë një thirrje përfundimtare me afat 6 mujor këtyre familjeve. Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 07.05.2020, i bie që ky afat të përfundojë me 07.11.2020. Ky ligj, parashikon që brenda këtyre 6 muajve, të gjitha këto familje mund të aplikojnë pranë bashkive përkatëse, duke kërkuar pajisen me tokën buqësore që u takon. Pra, në këtë afat 6 mujor, duhet që thjesht të zënë rradhën pranë Bashkive për hallkën tjetër, që është pajisja me AMTP“, deklaroi Lame.

Në deklaratën e tij, kreu i Kadastrës vë në dukje problemet që kanë qenë prej vitesh me çështjen e pronave

“Ende rezultojnë rreth 22.000 familje fshatare të cilat janë pajisur pjesërisht ose nuk janë pajisur asnjëherë me tokë buqësore. Pra, nga njëra anë, siç e dimë të gjithë, rezultojnë abuzime pa fund për tokat buqësore; dhe nga ana tjetër, pas dekadash të tëra rezultojnë me mijëra familje që nuk janë pajisur ende me tokë buqësore. Disa herë përgjatë viteve, qeveritë e kanë zgjatur afatin e pajisjes me tokë, por pa qënë në gjendje ta përmbyllin asnjëherë atë“, tha Lame.

Nga procesi i ndarjes së tokës, deri tani kanë përfituar rreth 450 mijë familje në fshatrat e vendit, me rreth 1.8 milion pasuri toke, një pjesë e mirë e të cilave janë ende të pa certifikuara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.