Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

22 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët ende kërkojnë drejtësi

11:06 / March 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
familjaret e viktimave
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 29 vite tranzicion Shqipëria ka kaluar mjaft trazira, ku më e rënda, ajo që ktheu vite pas zhvillimin e vendit ishin trazirat e ’97, që erdhën si pasojë e skemave piramidale. Në atë kohë president i vendit ishte Sali Berisha.

Edhe sot situata politike në vend nuk është e qetë, teksa prej 40 ditësh opozita proteston. 22 vite më parë, për t’iu larguar situatës tragjike në vend 81 persona nga 140 që ndodheshin në bordin e Katerit të Radës humbën jetën në kanalin e Otrantos.

Ende sot familjarët e viktimave shkojnë në Vlorë ku në brigjet e detit hedhin lule në kujtim të të afërmve të tyre që i “piu” deti në kërkim të një jete më të mirë. Edhe sot ata mendojnë se drejtësia nuk është vënë në vend.

TRAGJEDIA E OTRANTOS


Ishte data 28 Mars e vitit të mbrapshtë 1997 kur në kanalin e Otrantos, marina italiane Sibilia u përplas me anijen shqiptare Kateri i Radës e cila ishte nisur nga qyteti i Vlorës me 140 persona në bord. Anija italiane Sibilla kërkoi të ndalonte dhe të inspektonte anijen nëse kishte emigrantë të jashtë-ligjshëm por që përfundoi duke e përmbytur atë.


Familjarët për vite më radhë zhvilluan një betejë të ashpër e këmbëngulëse me drejtësinë italiane, për të zbuluar motivin e sulmit të anijes italiane, urdhëruesit dhe autorët dhe për t’i ndëshkuar ata për këtë tragjedi të rëndë. Gjyqet u zvarritën ndërsa ende sot familjarët kërkojnë drejtësi.


Ajo që ka mbetur nga tragjedia, është anija shqiptare “Kater i Radës’ i kthyer si relike në bregun e Vlorës, pllaka përkujtimore me emrat e atyre që humbën jetën, kujtesa dhe lotët e familjarëve, që bëjnë homazhe çdo 28 mars, duke hedhur lule në det, në kujtim të tyre!

U deshën 6 muaj pas ngjarjes, që anija “Kater i Radës” të nxirrej nga fundi i detit bashkë me një pjesë të trupave të viktimave. Në lidhje me tragjedinë e Otrantos, drejtësia bëri objekt të gjykimit si fajtorë, kapitenin e anijes italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio dhe kapitenin e anijes shqiptare “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.