22 vite më parë humbi jetën ish deputeti dhe një nga figurat e Partisë Demokratike Azem Hajdari.
E bija e tij, Rudina e ka kujtuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale ku thotë se e është me të kur zgjohet çdo mëngjes.
Ne fund ka dhe nje premtim. “Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua.
Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë.
Do eci, ta premtoj!”- shkruan ajo.
Mesazhi i Rudina Hajdarit
Babi, 22 vite pa ty pranë fizikisht jane shumë. Por ti je me mua përditë.
Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm.
Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj.
Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje.
Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e drejtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e njerëzve të lirë.
Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua.
Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë.
Do eci, ta premtoj!