Policia e Durrësit ka vënë në prnga një 23-vjeçare e cila ngiste me patentë të bllokuar nga policia dhe e dehur në timon. E reja ka goditur dy mjete të parkuara.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen Z. M., 23 vjeçe, banuese në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të bllokuar nga Policia, ka goditur 2 mjete të parkuara”, njofton policia e Durrësit.
