Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

24 vite lot e dhimbje për vrasjen e djalit nga Forcat Speciale

12:43 / June 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
razie muharremi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Razie Muharremi, nëna e të ndjerit Albert Muharremi, i vrarë nga Forcat Speciale në qendër të qytetit Burrelit, në qershor të vitit 1997 ka dhimbje dhe lot.
“Prej vitit 1997 kam kërkuar zbardhjen e të vërtetës, pasi një qytet i tërë i ka parë Forcat Speciale kur qëlluan mbi djalin tim të pafajshëm. Kam shkruar dhjetra letra për presidentët, kryeministrat, ministrat e drejtësisë dhe nuk kam marrë një përgjigje të saktë”, shprehet Razie Muharremi.
Ka bërë kërkesë padi para Gjykatës së Matit dhe ka kërkuar detyrimin e palës së paditur, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, ish Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë 711, në vartësi të Ministrisë së Brendëshme të paguajë dëmin e ardhur nga vrasja e djalit. Nëna e Albert Muharremit thotë se dëmshpërblimin nuk e kërkon për të përfituar para për vete, por për të çuar deri në fund të vërtetën dhe për t’i përdorur ato para për bamirësi.
Mësohet se banorë të qytetit Burrelit, dëshmitarë okularë në momentin kur efektivët kanë qëlluar me breshëri në sheshin “Demokracia”, kanë dëshmuar në prokurori rreth ngjarjes.
“Të shtënat vinin nga pozicioni ku qëndronin forcat speciale të policisë që kishin ardhur nga Tirana”, “Albert Muharremi është plagosur nga i njëjti punonjës Policie që ishte pozicionuar pranë Kryqëzimit të Spitalit.” “Viktima Albert Muharremi është vrarë gjatë gjuajtjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë së Repartit 711”, janë disa nga deklarimet e dëshmitarëve në organet e drejtësisë.
Albert Muharremi është shpallur “Qytetar Nderi” i Burrelit nga Këshilli Bashkiak./ Tirananews

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Të përfundojë plotësisht Reforma Zgjedhore”, Celibashi: 9 maji, rëndësi për integrimin në BE

11:24 / November 3, 2026

Kryeministri Edi Rama në Bruksel për Samitin e Euronews mbi Zgjerimin e BE

11:16 / November 3, 2026

Krim brenda familjes në Itali, shqiptari 21 vjeçar vret nënën e tij

10:50 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.