Partia Socialiste publikoi ditën e djeshme kandidatët për deputetë në 12 qarqet e vendit. Ministrja e Marrëdhënieve për Parlamentin, Elisa Spiropali, ndodhej e 9-a në listën e qarkut të Tiranës në këto zgjedhje. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo i ka uruar suksese skuadrës së Partisë Socialiste, si dhe ka falënderuar anëtarët e kryesisë për besimin që i është dhënë. Spiropali shprehet krenare për kandidimin dhe thekson se do të jetë gjithmonë në krahë të qytetarëve, sa herë ata do të kenë nevojë për të.
Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:
Suksese skuadrës fantastike të Partisë Socialiste #25Prill2021
Mirënjohje kryesisë së Partisë Socialiste për besimin.
Nder dhe përgjegjësi kandidimi me skuadrën kampione të qarkut Tiranë. Do vazhdoj të jem me ju dhe për ju kudo ku duhem, kudo ku duhet, kudo ku punohet. Zëri im do të jetë edhe zëri juaj.
Fitorja e 25 Prillit do të vulosë fundin e tranzicionit. Me mandatin3 dhe kryeministër Edi Ramën do të përmbyllim kantieret e mëdha të reformimit të Shqipërisë.
S’ka kohë për pushim.
S’ka kohë për kthim.
Shqipëria e ardhmja jonë.