Kanë ardhur nga Gjermania për të ndërtuar kënd lojrash për fëmijët e qytetit të Burrelit.
Sëbashku me të rinj të qytetit ata kanë nisur punën në oborret e kopshteve nr.1 e 2 dhe pritet që puna të përfundojë brenda një periudhe të shkurtër.

Në postimin e tij kryebashkiaku i Matit Agron Malaj shprehet se:
“Bashkia #Mat në bashkëpunim me “KuKuK-Kultur” e përfaqësuar nga një grup prej 25 të rinjsh gjermanë si vullnetarë në ndihmë të rinjëve të qytetit Burrel kanë nisur zbatimin e projektit të parë për ngritjen e këndit lojrave (druri) në hapësirat pranë Kopshtit nr. 1 dhe 2.
Në këto dy kopshte do të ofrohen më shumë ambiente argëtuese për të kaluar kohën e lirë”.
Vitet e fundit kushtet në çerdhet dhe kopshtet e qytetit të Burrelit janë përmirësuar ndjeshëm falë investimeve të kryera nga pushteti lokal.

