Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

25 vite nga vrasja, Basha për Hajdarin: I etur për të ndryshuar jetët e shqiptarëve, jo për pushtet personal

10:40 / September 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për 25 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit në afërsi të selisë blu, kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha teksa shkruan se vdiq pabesisht, evidenton edhe kontributin e dhënë për demokracinë në vend.

Sipas Bashës, kontributi i Hajdarit në altarin e lirisë dhe demokracisë do të nderohet përherë, si dëshmia më domethënëse e forcës së një populli të shtypur dhe nëpërkëmbur për të sfiduar frikën dhe apatinë. Kreu i PD-së zyrtare, lë disa mesazhe në rreshta, teksa flet për angazhimin politik të Azem Hajdarit.

“Angazhimi politik për të ishte një instrument për ti shërbyer njerëzve dhe jo vetes, për të përmirësuar dhe ndryshuar jetët e shqiptarëve të etur për ndryshim dhe jo për të ringritur sarajet e reja të luksit dhe pushtetit personal mbi muret e vjetra të arrogancës, korrupsionit dhe hipokrizisë së regjimit komunist”,-shkruan Basha.

Postimi i plotë

25 vite më parë u vra pabesisht Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore që me veprën e tij të pavdekshme u bë simboli i vullnetit të shqiptarëve në përballjen me regjimin komunist dhe ngadhnjimin e lirisë mbi diktaturën.

Kurajo, antikonformizimi dhe vendosmëria përkundër fuqive në dukje më të mëdha janë testamenti politik i jetës politike të shkurtër por të pashoq të Azem Hajdarit. Angazhimi politik për Azem Hajdarin ishte një instrument për ti shërbyer njerëzve dhe jo vetes, për të përmirësuar dhe ndryshuar jetët e shqiptarëve të etur për ndryshim dhe jo për të ringritur sarajet e reja të luksit dhe pushtetit personal mbi muret e vjetra të arrogancës, korrupsionit dhe hipokrizisë së regjimit komunist.

Kontributi i tij në altarin e lirisë dhe demokracisë do të nderohet përherë, si dëshmia më domethënëse e forcës së një populli të shtypur dhe nëpërkëmbur për të sfiduar frikën dhe apatinë, për të triumfuar mbi të keqen dhe për të ndërtuar përmes lirisë një të ardhme të denjë për çdo shqiptar. I paharruar kujtimi i tij!

Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

VIDEO/ Denoncimi nga Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur në Theth nuk ishte në zonën e mbrojtur

17:24 / July 17, 2025

150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, ministri Gonxhja: Çon në përfitimin e pensioneve

17:15 / July 17, 2025

Spiropali në Turqi, takohet me Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare, Kurtulmuş: Ne kontribuojnë për stabilitetin, sigurinë dhe paqen

16:34 / July 17, 2025

Sherri për 1 mandatat, Lapaj letër KQZ-së: Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur

16:26 / July 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.