Një 25-vjeçare shqiptare ka tentuar t’i japë fund jetës në Itali pasi ka marrë lajmin se familjarët e saj në Shqipëri janë plagosur rëndë për shkak të tërmetit.
Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Ancona ku e reja është dëgjuar të ulërasë “Mjaft, më lër, do hidhem … Unë dua të vdes”.
25-vjeçarja u dërgua në Torrette për trajtim. Më vonë, u bë e ditur se vajza ishte në krize totale pasi familjarët e saj u plagosën rëndë në tërmetin që ra në Shqipëri.
