Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

25 vjecarja nga Mirdita, ndër katër studentët më të mirë të Universitetit të Luksemburgut

20:48 / January 20, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arjana Mirdite
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arjana Gjeta, vjen nga një familje e thjeshtë në Rubik. Edhe pse për pak vite ka bërë hapa të admirueshëm për çdo student ekselent europian, thjeshtësia e saj është unike. Dhe kur bisedon me të, dashje pa dashje futesh në shtjellën ecurise se saj ne pak vite, për një vajzë, e cila pa kurrfarë ndihme, sic ngjet me fëmijët e të kamurve apo të politikanëve, ka ngjitur aq shumë shkallë ne fushën e dijes dhe aplikimit, sa do ta admironte cdo student ekselent i Universiteteve të njohura europiane.

Ajo e ka jetuar shkollimin në qytetin e vogel te Rubikut me një racionalitet të jashtëzakonshëm, duke treguar se kur je i vëmendshëm, i kujdesshëm dhe vullnetplotë, edhe prej këtu mund të mbushesh me dijet e duhura. Na kujtoi në bisedë se përmes bashkisë  Rubik dhe gazetës Mirdita si nxënëse e talentuar është përzgjedhur në “Personazhet e Vitit 2010”.

Më pastaj vazhdon studimet në Universitetin e Tiranës për ekonomi-financë, ka shkëlqyer deri sa e ka parë se “kostumi i diturimit” të mëtejshëm ishte tepër i ngushtë, ndaj ka konkuruar për në shkollat europiane. Është Universiteti i përmendur i Luksemburgut, që i përgjigjet pozitivisht. Ndërkohë që mbaron master në Tiranë dhe më pastaj i përgjigjet thirrjeve për bursa të tilla në Luksemburg ku i vjen përgjigja pozitive. Një studente shqiptare, që bie shpejt në sy atje për vullnetin dhe dijet në këtë fushë, dhe jo vetëm. Shumë shpejt bëhet pjesë e skuadrave përfaqësuese në konkurime projektesh apo olimpiada në shumë vende të botës.

Kur e pyesim për një foto që m’u duk e shkrepur ne nje aktivitet nga vendet e Azisë, me përgjigjet se “ju keni pare nje nder aktivitete e mija ne Seoul. Kam perfaqesuar Shqiperine ne Korene e Jugut mundesuar nga Unesco dhe Ministria e Arsimit e Korese së Jugut ne programin e Lidershipit Rinor. Zgjidhen 50 studente nga bota  dhe programi konsiston ne nje jave veprimtarishë të zhvilluara ne zyrat e UNESKO-s dhe organizatave rinore ne Kore. Kemi koordinuar projekte per arritjen e objektivave te Kombeve e Bashkuara gjate javes ne Seoul…”.

Duke e pyet sesi ia del nga ana ekonomike atje në Luksemburg kur dihet se jeta është e shtrenjtë në këtë vend me gjysëm milioni banorë por një vend i zhvilluar, me një ekonomi të përparuar dhe PBB më të lartë në botë për frymë, sipas Bankës Botërore, ajo përgjigjet se universiteti me 6000 studentë më përzgjodhi në katër studentët e shkelqyer të tij për të më dhënë bursë të plotë përmes të cilës mbulohen të gjitha shpënzimet. Por ajo nuk eshte ndalur te udhen e saj te diturimit. Pedagogët e fushës e kanë marrë si Asistente kerkimi shkencor. Madje në disa raste ka përfaqësuar shtetin e Luksemburgut sic është konkursi i Burses Europiane ne Rome ( Rotman Trading) si analiste financiare.

E megjithatë 25 vjecarja nga Rubiku, i ka shpeshtuar angazhimet e saj, pjesëmarrjet në konkurse, si hobi i fortë i saj. Madje me Klubin e Debatit të Universitetit të Luksemburgut është përballur me ata të Miamit në SHBA dhe falë dijeve, talentit në logjikën analitike dhe artikulimit, kanë dalë fitues. 25 vjecare me kërkim shkencor!…Te bën përshtypje ky fakt, ndaj e pyesim për të na rrëfyer për ndonjë aspekt konkret. Ajo thotë se e kanë angazhuar në një kërkim shkencor që i pëlqen shumë, ka të bëjë me kredite e shtepive (FHA) ne USA, ku ka hulumtuar implikimin e ofertes per kredi ne çmimet e shtepive ne USA dhe Fideikommis per te shqyrtuar ndikimin ekonomik te perberjes se kuadrit ligjor te trashegimise. Ne keto tema kam punuar me pedagoget ne universitetin e Luksemburgut. Me sa duket është momenti i recesionit më të keq që nga depresioni i madh në SHBA para një dekade.Luksermburgu eshte shtet trigjuhësh: luksembourgisht, frëngjisht dhe gjermanisht janë gjuhë zyrtare. Ndaj thote se per nje kohe fare te shkurter m’u desh te mesoj dhe frengjishten per leksionet qe mbaheshin ne kete gjuhe dhe gjithashtu kam ecur shume mire me gjuhen vendase. Nuk e vazhduam më gjatë bisedën, sepse mund të na kishte rrëfyer për dhjetra veprimtari, trajnime, konkurse, ëorkshop-e etj etj, por në vetvete po kuptonim se kjo vajzë mirditase e pabujshme, shumë shpejt do të jetë një produkt ekselent në botën e mendjes.

mirdite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.