Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

25-vjetori i shkollës së Magjistraturës, Begaj: Konsolidoni pavarësinë, rekrutimi e vlerësimi të kryhet me objektivitet

10:38 / October 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 10 03 at 10.26.00
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paraditen e kësaj të hëne u mbajt ceremonia e 25-vjetorit të shkollës së Magjistraturës. Të pranishëm në ceremoninë ishin presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Constanze Hohmann si dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Në përvjetorin e shkollës së Magjistraturës, presidenti Begaj ka kërkuar pavarësi dhe paanshmëri në punën e tyre me formimin e magjistratëve të rinj, kjo për të rritur besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë në tërësi dhe të garantohet që brezat e rij të gjyqtarëve e prokurorëve të japin vendime të drejta.

“Me ndryshimet kushtetuese, shkolla e Magjistraturës është përballë sfidave e përgjegjësive akoma më të mëdha. Misioni i formimit të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve e vendos shkollën në pozicion të rëndësishëm e kritik, duke qenë pragu i hyrjes së tyre në sistemin e drejtësisë. Puna juaj ka ndikim përcaktues në cilësinë e prurjeve në gjithë sistemin e drejtësisë, në formimin e magjistratëve të një niveli të lartë profesional e moral, në rritjen e besimit të publikut në figurën e autoriteteve të drejtësisë dhe sistemit të drejtësisë në tërësi, si një institucion i pavarur është me rëndësi që rekrutimi dhe vlerësimi të kryhet me objektivitet e transparencë, mësimëdhënia të jetë cilësore dhe institucioni të konsolidojë më tej pavarësinë në ushtrimin e funksioneve kushtetuese. Pavarësia e paanshërmia në punën tuaj sot janë çelësi i pavarësisë e paanshërmisë së gjyqtarëve e prokurorëve nesër, do të thotë vendime të drejta e të paanshme nesër”.

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.