Duke marrë shkas nga numri i lartë i tifozëve të ardhur në Tiranë dhe trazirave të fundit të ndodhura në kryeqytet, policia ka marrë masat për të blinduar qytetin pak orë para nisjes së finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord, ku frika për trazira shtohet gjithnjë e më shumë me rritjen e numrit të tifozëve.
Siç është bërë me dije edhe më herët, Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij eventi kaq madhështor, teksa në terren do të jenë 2500 efektivë policie, gjë që s’ka ndodhur kurrë më parë.
Ato janë të vendosur në porte, aeroporta dhe në zona të nxehta të Tiranës dhe shpresohet që ngjarjet e ditës së djeshme nuk do të përsëriten ditën e sotme.
Kujtojmë që ky numër kaq i lartë të efektivë që janë në terren kanë ardhur edhe nga rrethet si Elbasani e Vlora.
Numri më i madh e efektivë ndonjëherë nëpër protësta apo evente në shqipëri nuk i ka kaluar 2000.
