Një 27-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga policia greke. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet shqiptare për vrasje dhe deklarim të rremë.
Ai ishte arratisur nga Shqipëria dhe fshihej në Greqi, por për të riun gjithçka ka përfunduar mbrëmjen e së premtes dhe kur u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Për këtë arsye, menjëherë ai u vendos në pranga dhe ka nisur procedimi për ekstradimin e tij.