Në debatin brenda PD-së, se kush është tashmë kreu i grupit parlamentar, u shtua edhe më shumë dje kur Kuvendi nuk njohu deputeten Flutura Açkën si kreun e grupit, post që ia delgoi Basha.
Por sot 28 deputetë nga 35 që janë të regjistruar zyrtarisht në Kuvend në përbërje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i kanë dërguar një vendim Kryetares së Kuvendit, ku deklarojnë se njohin si Kryetar Grupi Parlamentar të PD Gazment Bardhi.
Deputetët që kanë firmosur janë:
Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Dhurata Çupi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Flamur Hoxha, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Isuf Celaj, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj, Qani Xhafa, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Sorina Koti, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu dhe Zheni Gjergji.
