Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

28 ditë pa asnjë rast të ri / Mali i Zi shpall fundin e koronavirusit

21:32 / June 2, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mali i zi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mali i Zi shpalli të martën fundin e epidemisë së koronavirusit, me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik. “Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter. Vendimi për fundin e epidemisë vjen pasi kanë kaluar 28 ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus.

Shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviq, e vlerësoi suksesin e këtij vendi në luftën kundër koronavirusit, por tha se autoritetet duhet të jenë të kujdesshme, sepse bota është ende në fazën e pandemisë.

“Duhet ta kemi në mendje faktin se virusi është ende pranë nesh. Duhet ta kemi parasysh se të dhënat nga sistemi mbikëqyrës i OBSH-së tregojnë se një numër i madh i rasteve të pazbuluara të të infektuarve ekzistojnë akoma. Kjo është arsyeja përse një nga rekomandimet kryesore të OBSH-së për autoritetet, është të vazhdohet në mënyrë agresive dhe energjike me zbulimin, testimin dhe monitorimin e kontakteve”, tha Brajoviq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Mali i Zi, gjithsej, ka konfirmuar 324 raste me koronavirus. Prej tyre, nëntë pacientë kanë vdekur, të tjerët janë shëruar.

28 dite koronavirusi mali i zi rast
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parashikimi i motit, 25 shtator 2026

08:46 / September 25, 2026

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

22:22 / September 24, 2026

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

20:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.