Një 29-vjeçar ka goditur me shkelm në bark një grua rreth të 50-ve. I riu po i largohej policisë me motor në momentin kur goditin gruan.
29-vjeçari ishte thirrur nga policia nëse kishte rast emergjence që kishte thyer rregullin e karantinimit të koronavirusit që po lëvizte në një ambient publik, por i riu ka tentuar të largohet me motor dhe në një moment ka sulmuar edhe një grua rreth të 50-ve.
Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin shokues kur autori godet gruan në stomak dhe largohet me shpejtësi.
