Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Çimkë” në makinë trafikantëve, SPAK-u zbardh episodin. 29-vjeçari tentoi vizë amerikane si staf i familjes mbretërore shqiptare

19:40 / June 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada amerikane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 29-vjeçar u prezantua si staf i familjes mbretërore shqiptare, dhe tentoi që në këtë mënyrë të marrë vizë amerikane. Referuar dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, i riu është vënë në kontakt me Ylli Çaushajn, të dyshuar si drejtuesin e grupit që dyshohet se manipulonte procesin e aplikimit për vizë amerikane me dokumentet të falsifikuara.

Në maj të vitit 2023, hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë mundur të përgjojnë bisedën e bërë mes tre personash brenda një automjeti “Porche” në përdorim të Çaushajt në Tiranë. Ata bisedojnë rreth një interviste që do të bënte në ambasadën amerikane një prej tyre, që do të shkonte jashtë si staf i mbretit.

Të nesërmen në mëngjes 29-vjeçari, që kishte aplikuar për vizë, para intervistës ka takuar Ylli Çaushajn dhe Artid Shtyllën, i pari i lënë në “arrest në burg” e tjetri në “arrest shtëpie”, të cilët e kanë parapërgatitur si duhet të përgjigjej.

Nga hetimi ka rezultuar se ambasada nuk i kishte pranuar pasaportën aplikantit, duke i kërkuar edhe një vërtetim punësimi. Tri ditë më vonë i riu ka takuar Ylli Çaushajn në automjetin “Porche”, ku ai i thotë “dokumentet i ke te xhaketa, mbrapa dhe do t’i dërgojmë me postë të thjeshtë, jo ekspres, që të mos biem në sy”.

Nga veprimet hetimore të SPAK, ka rezultuar se në pakon postare ndodhej pasaporta e 29-vjeçarit, si edhe një vërtetim në gjuhën angleze me siglën “Oborri Mbretëror Shqiptar”. Sipas SPAK, i dyshuari Ylli Çaushaj ka falsifikuar dokumentet me qëllim manipulimin e procesit për përfitimin e vizës amerikane nga 29-vjeçari, ndërsa i dyshuari Artid Shtylla ka bërë të mundur të mos bëhen verifikimet e plota nga ambasada për dokumentin e falsifikuar, duke pretenduar se ka njohje me personelin. /A2cnn/

29-vjeçar vizë amerikane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.