Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

3 ditë nga ekzekutimi i ”ushtarit” të Aldo Bares, Policia drejt zbardhjes së ngjarjes

13:48 / October 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
semaku vrasja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre ditë pas gjetjes së trupit të Alban Semakut në breg të Lumit Shkumbin, burime bëjnë me dije se ngjarja është drejt zbardhjes. Policia e Elbasanit ka pasur bashkëpunim të pjesshëm me atë të Lushnjes pasi ka peshën më të madhe në hetim.

Procesverbali i ngjarjes ndodhet në duart e tyre duke qenë se konstatimi i trupit të 38-vjeçarit është bërë në zonën e mbuluar prej saj (në afërsi të Peqinit).

Këmbimi i informacionit është bërë në aspektin e veprimtarisë së Semakut pas daljes nga burgu në qyteti e Lushnjes ku dyshohet t’i jetë rikthyer veprimtarisë kriminale.

Hetimet kryesisht janë shtrirë në pistën e të shkuarës së viktimës dhe që mund të ketë të bëjë me larje hesapesh. Policia ka disa emra të skeduar për të cilët dyshon se mund të kenë lidhje me ngjarjet, ndërsa ka vijuar marrja në pyetje e tyre apo edhe të familjarëve dhe të njohurve të Semakut.

Shumë shpejt bëjnë me dije burimet do të ketë një pasqyrim të plotë të ngjarjes referuar hetimeve të kryera deri tani, por grupi i hetimit është tepër i rezervuar për të pranuar nëse ka persona të identifikuar për të cilët ka prova se mund të jenë përfshirë në vrasje.

Ndërkohë të gjitha veprimet duke nisur nga momenti i konstatimit të ngjarjes, deri më tani, nuk janë marrë të plota në dorëzim nga Prokurorinë e Elbasanit, pasi ende policia po bën veprime.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.