3 persona u shpallën në kërkim për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mesditën e së hënës në Vlorë. Ata janë Ermal Haxhiraj alias Bashkim Brahimaj, 41 vjeç, banues në Sherishtë; Neritan Xhaferaj, 28 vjeç dhe Ermal Osmenaj, 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Në një njoftim zyrtar të policisë së Vlorës thuhet se tre personat në fjalë, tentuan të vrisnin 33-vjeçarin Tonin Ramaj (Hosaj), pas një sherri për motive të dobëta. I plagosuri Ramaj sipas policisë ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 3”. Në këto ambiente, përveçse 4 gëzhojave dhe një fisheku, policia zbuloi po ashtu se organizoheshin lojëra fati.
