Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

3 objekte pa leje në Himarë, arrestohen 11 persona. Shpallet në kërkim investitori

10:26 / October 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
36cfacf6 87d5 4e42 bfd7 defcf15a3f0e 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka arrestuar 11 shtetas dhe shpallet në kërkim investitori pasi po ndërtonin 3 objekte pa leje në zonën e Himarës.

Uniformat blu bëjnë me dije se procedohen penalisht 2 specialistë të IMT-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” e kryer në bashkëpunim, i shtetasve: F. B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit V. GJ., 32 vjeç, banues në Himarë, investitori i ndërtimeve.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:
Palasë, Himarë
Po ndërtonin pa leje tri objekte, vihen në pranga 11 shtetas, shpallet në kërkim investitori.

Procedohen penalisht dhe 2 specialistë të IMT-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se në fshatin Palasë, Dhërmi, po kryheshin ndërtime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e tri objekteve pa leje.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” e kryer në bashkëpunim, i shtetasve:

F. B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit V. GJ., 32 vjeç, banues në Himarë, investitori i ndërtimeve.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, të punësuar nga shtetasi V. GJ., po kryenin punime për ndërtimin e tri objekteve, në fshatin Palasë, Himarë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. H., 35 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.

Vijon puna për kapjen e shtetasit V. Gj. dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë, mesazhin e dërgojnë me kuti picash

20:18 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.