Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

3 shkeljet e ligjit që vranë Lear Kurtin

08:24 / October 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lear kurti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

32-vjeçari Lear Kurti mund të ishte gjallë nëse policia do të kishte zbatuar ligjin dhe do të kishte kryer procedurën normale të punës së saj. I riu ndërroi jetë në duart e policisë për shkaqe ende të pa zbardhura zyrtarisht pa pasur mundësi të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi kur u transportua në spital me pranga në duar mbërriti i vdekur.

“Pash që ishin 3-4 patrulla. Dhe pash që po rrihej Leari barbarisht brenda makinës”. Kjo është dëshmia tronditëse e mikut të 32-vjeçarit të ndjerë Lear Kurti. “Dëgjova, fjalët shpejt, shpejt se iku. E kanë shoqëruar vetë në spital. Leari ka mbaruar brenda në Komisariat. Në spital ka shkuar i vdekur”.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit pasi mori kontakt me drejtues të komisariatit dhe u njoh me shkresa të policisë lidhur me këtë rast konkludoi se policia ka kryer së paku 3 shkelje. Më kryesorja është mosdhënia e ndihmës në kohën e duhur. Në raportin e mbajtur nga uniformat blu, 7 minuta pasi ka qenë në duar të policisë Lear Kurti ka pasur probleme shëndetësore, e megjithatë ai nuk u çua në spital, megjithëse zona ku u prangos ishte shumë afër spitalit të Traumës, por u çua në komisariat aty ku dha frymën e fundit. Sipas KSHH duhet një hetim i pavarur për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse ngjarja mund të parandalohej në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve të policisë.

Lear Kurti u shoqërua në komisariat pa pasur një dyshim të arsyeshëm. Sipas KSHH shoqërimi i 32-vjeçarit në komisariat është në kundërshtim me nenin 109 të kodit të procedurës penale, nenit 27 të kushtetutës dhe nenit 5 të konventës europiane për të drejtat e njeriut.

Sipas neneve të sipërcituara një person shoqërohet në komisariat vetëm nëse ka dyshime të arsyeshme, për të parandaluar një krim apo për të identifikuar personin nëse ndaj tij po kryhen hetime. Bazuar në pamjet filmike Lear Kurti ka qenë duke lëvizur I vetëm në këmbë kur policia iu vu nga pas.

Është e paqartë pse policia prangosi Lear Kurtin dhe e çoi në komisariat kur identifikimin dhe kontrollin fizik nëse kishte sende të kundra-ligjshme mund ta kryente në rrugë. Një tjetër shkelje është mungesa e dokumentacionit për rastin në komisariat, ku nuk është mbajtur procesverbal ku të shënohej koha e qëndrimit dhe shkaqet ligjore të kufizimit të lirisë.

Lear Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.