Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

3 tipet e grave që burrat i duan, por u tremben

15:32 / February 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cift
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas këtyre tre tipave të grave, burrat mendojnë se fshihet një grua që nuk do t’i dojë dhe kanë frikë të dashurohen me to, sepse mund të duket sikur këto 3 tipa të personalitetit të grave s’kanë nevojë për një burrë, por në të vërtetë nuk është ashtu. Ja cilat janë këto gra:

Gruaja e fortë

Kjo është gruaja që ka një bërthamë të brendshme ose e thënë ndryshe, një karakter të fortë. Jo negativ dhe mizor, por të vendosur. Bëhet fjalë për një person që ka parime në jetë, bindje, forcë vullneti dhe disipline që përballon çdo të papritur në jetë.

Në të njëjtin kuptim ‘i fortë’ mund të përdoret edhe për burrat, pa nënkuptuar forcën fizike. Një njeri i fortë është ai që ngrihet në këmbë nëse rrëzohet ose shkelet. Gjithmonë ngrihet. Çfarëdo që të ndodhë. Në këtë kuptim, është mirë që një burrë të ketë një grua të fortë afër. Ajo nuk do të qajë kur ju të sërmureni: do të mundohet t’ju ngrejë në këmbë me gjithçka që mundet dhe varet nga ajo.

Nuk do t’ju qortojë se nuk keni para, pasi punon vetë. Do t’i rrisë fëmijët pavarësisht nëse ti je në një udhëtim 6-mujor apo je gjithmonë pranë. Gratë që punoni në fabrika e uzina për 12-14 orë e nisën luftën. Pra, pushteti nuk ka gjini. Kjo është një kategori humane njerëzore.

Gruaja e pavarur

Kjo është fraza më e dhimbshme për meshkujt. Pse? Sepse një pjesë e tyre tentojnë ta gjymtojnë pavarësinë e gruas nga burri. Por një grua e pavarur është një bonus i shtuar për një burrë.

Di të qëndrojë në këmbë edhe pa të. Nuk do t’i lidhet pas këmbës: “ Më merr me vete,,, më merr dhe mua”, sepse do të ketë gjërat e saj për të bërë. Nuk do t’i kërkojë para, do të ketë të sajat. Do të pranojë një dhuratë kur këkron ta kënaqësh, nuk do të shesë marrëdhënien e saj për dhurata.

Mund të jesh i sigurt se nëse është me ty, është sepse të do dhe jo sepse ka nevojë për një apartament, para, dokumenta, punë apo çdo gjë tjetër. Liria e saj e zgjedhjes mund të të trembë, por ajo do të japë sigurinë se je më i miri për atë grua.

Grua e vetëmjaftueshme

Shumë njerëz e shohin si sinonim të fjalës ‘ e pavarur’. Nuk ësht e njëjta gjë. Çdo person psikologjikisht i pjekur duhet të jetë i vetëmjaftueshëm. Kjo nuk do të thotë që nuk ka nevojë për shoqërinë, do të thotë një personalitet i kompletuar. Një njeri që i ka tejkaluar në mos të gjitha komplekset, një pjesë të madhe të tyre. Një person që ka njohur thelbin e vet dhe mund të luajë lehtësisht duke ndryshuar maskat, apo thjesht të jetojë në mënyrë të ndërgjegjshme pa maska.

Një grua e vetmjaftueshme, ashtu si një burrë i vetëmjaftueshëm, hyn vullnetarisht në një marrëdhënie. Përpiqen për të provuar dashurinë bashkë, për të zbuluar disa prej anëve të tyre, duke marrë e dhënë. Një grua e vetëmjaftueshme nuk do të bjerë në varësinë e dashurisë, nuk do ta torturojë një burrë me kapriçot e saj. Nëse ju ka zgjedhur, ju ka zgjedhur sepse ju jeni mirë dhe së bashku do të jeni më mirë: askush nuk do të shpëtojë askënd. Vetëm mes personave të vetëmjaftueshëm është e mundur DASHURIA./ Living

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.