Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

30 € për të hequr dorë, por sa kushton për të marrë nënshtetësinë shqiptare

16:26 / August 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaporta shqipetare 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të fituar shtetësinë shqiptare mjafton një tarifë prej 10 mijë lekësh, ndërkohë që për ta lënë atë, kosto është edhe më e ulët, 30 euro. Në debatin e fortë që ka shkaktuar Ligji I ri për të Huajt mes Kryeministrisë e Zyrës së Presidentit, Këshilli I Ministrave ka miratuar tarifat që do paguhen për lënien apo fitimin e shtetësisë shqiptare. Përmes një vendimi që mban datën 1 korrik, Qeveria ka përcaktuar tarifat e shërbimit që do të aplikohen për personat që aplikojnë për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare me vendbanim në Republikën e Shqipërisë, ashtu si dhe ata me me vendbanim jashtë territorit të Shqipërisë.

Tarifa për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat e aplikimit pranë Policisë së Shtetit do jenë si më poshtë: Për aplikimin për fitimin e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë; 2. Për aplikimin për lënien e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë; 3. Për aplikim për rifitimin e shtetësisë shqiptare:10000 lekë.

Tarifat për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat përkatëse pranë përfaqësive diplomatike do jenë si më poshtë: Për aplikimin për lënien e shtetësisë shqiptare: 30 euro; 2. Për aplikim për rifitimin e shtetësisë shqiptare:30 euro; 3. Nxjerrje dokumenti nga regjistri elektronik: 30 euro.

Tarifat për të fituar apo hequr dorë nga shtetësia shqiptare vijnë në një çast kur Presidenca ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend Ligjin e ri për Të huajt. Zyra e kreut të shtetit argumenton se ligji ka qëllim krijimin e lehtësive për të mbushur me punëtorë të huaj boshllëqet e krijuara nga largimi masiv i shqiptarëve./SCAN/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës

22:25 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.