Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

30 kallëpe tritol dhe 4 granata në çantë, Policia e Vlorës: Bllokuam lagjen, personi nga frika iku

08:53 / February 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1676446851 sjfj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga kontrollet e Policisë së Vlorës, veçanërisht në zonat me risk, në një çantë u gjet një sasi tritoli dhe disa granata. Policia sqaron se çanta e braktisur prej 30 kallëpësh me tritol, 4 granata dore dhe 2 ndezës granatash i përkisnin një personi i cili nga frika e efektivëve e kishte lënë çantën me lëndë plasëse në një shtëpi të braktisur.

Njoftimi i Policisë

Në kuadër të kontrollit të territorit, rritjes së efektivitetit të punës së strukturave dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë vijuar me kontrollet e imtësishme në territor, në qytetin e Vlorës, veçanërisht në zonat me risk.

Pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, dhe mbante një çantë brenda së cilës dyshohej se kishte sende të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, bazuar fillimisht në informacione sipas të cilave dyshohej për lëndë narkotike, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bllokuar hyrje-daljet e lagjes dhe kanë vijuar kontrollin e imtësishëm, për të lokalizuar personin e dyshuar.

Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore dhe 2 ndezës grantash, që dyshohet se i kishte braktisur si rezultat i presionit të policisë, personi që lëviste me çantë në këtë lagje.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe ato të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën intensive për kapjen e poseduesit/ve të lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

tritol Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.