Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

30 korriku, Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

12:05 / July 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhune
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 me anë të rezolutës  A/RES/ 68/192,  30 korriku është caktuar si Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Në rezolutë është shkruar se një ditë e tillë ishte e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi gjendjen e viktimave të trafikimit njerëzor dhe për promovimin, mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Simboli i kësaj dite është ”Zemra blu”, e cila përfaqëson trishtimin e atyre që trafikohen, duke kujtuar zemrën e ftohtë të atyre që blejnë dhe shesin qeniet njerëzore.

Trafikimi i personave është një krim i rëndë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Çdo vit, mijëra burra, gra dhe fëmijë bien në duart e trafikantëve, në vendet e tyre dhe jashtë vendit. Pothuajse çdo vend në botë është i prekur nga trafikimi, qoftë si një vend i origjinës, tranzit apo destinacion për viktimat.

UNODC, si kujdestar i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar transnacional (UNTOC) dhe protokolleve të tij, ndihmon shtetet në përpjekjet e tyre për të zbatuar Protokollin për Parandalimin, Frenimin dhe Ndëshkimin e Trafikimit të Personave (Protokolli i Trafikimit të Personave).

Protokolli për parandalimin, shtypjen dhe ndëshkimin e trafikimit të personave përcakton trafikimin e personave si rekrutimin, transportin, transferimin, strehimin ose pranimin e personave, me anë të kërcënimit ose përdorimit të forcës ose formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, abuzimit të pushtetit ose i një pozicioni të cenueshmërisë ose i dhënies ose marrjes së pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.

/KosovaPress/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjobë e majme për “META” për skandalin me të dhënat e përdoruesve të Facebook

11:46 / October 22, 2026

Takimi 3-orësh i Witkoff me Putin, i dërguari i Trump: Bisedimet konstruktive me presidentin rus do të vazhdojnë me takim tripalësh SHBA-Rusi-Ukrainë

22:55 / October 21, 2026

SHBA përgatitet të evakuojë stafin diplomatik dhe familjet nga Lindja e Mesme, frikë nga s*lmet e Huthëve

22:44 / October 21, 2026

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

20:39 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.