Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, do të mbajë këtë të martë një protestë gjithëpopullore me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”. Protesta në orën 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim.
Gjykata Themelore në Prishtinë të dielën e 3 dhjetorit, ka vendosur nga një muaj paraburgim për bashkëshoritn e Liridonës dhe dy të tjerë.